Mbrëmë (26-shtator) në ora 20:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 53-vjeçarin V.S. nga një fshat i rrethit të Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga motra e tij 53-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 18:30 në shtëpinë e përbashkët.
Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.