Është vënë nën kontroll zjarri i cili ka rënë në fabrikën e ngjyrave dhe llaqeve në afërsi të fshatit Falishtë, në komunën e Tetovës.
Nga qendra për Menaxhimin e Krizave bëjnë të ditur se ka pak tym , por ende në vend është ekipi i zjarrfikësve NJTZ Tetovë, i cili e kontrollon situatën, ndërsa ka edhe polici për sigurimin e lokacionit.
Për testimin e ujit të pijshëm në terren është ekipi i Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë dhe rezultatet do të jenë gati për disa ditë.
Nga ISHP Tetovë njofton se gjendja e ujit do të jetë e mirë sepse vendi nga ku merret uji është 50 metra i thellë.