Vitin e kaluar në Tetovë më shumë ankesa ka pasur ndaj gjyqësorit dhe përmbaruesve

Tetova

Vitin e kaluar në Tetovë më shumë ankesa ka pasur ndaj gjyqësorit dhe përmbaruesve

Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Sistemi i drejtësisë, faturat e energjisë elektrike, bllokimi i llogarive nga ana e përmbaruesve, lëndët për prishjen e objekteve pa leje ndërtimi. Këta janë institucionet për të cilët qytetarët e Tetovës kanë dorëzuar parashtresa deri tek zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë.

Vetëm gjatë vitit 2023 ka pasur gjithsej 125 parashtresa deri tek kjo zyrë për shkak se qytetarët kanë vlerësuar se u shkelen të drejtat e tyre. Këtë e thotë Muhamed Hodai, këshilltar Shtetëror në Zyrën e Avokatit të Popullit në Tetovë. Më shumë parashtresa ka ndaj sistemit të gjyqësorit.

“Kështu që, 87 parashtresa janë të përfunduara, prej të cilëve 18 janë të përfunduara pozitivisht ku Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje të të drejtave të qytetarëve të Tetovës nga ana e Organeve të Administratës Shtetërore si dhe të Organeve të Vetëadministrimit Lokal. Për ato 18 parashtresa, avokati i popullit ka dërguar rekomandim deri te organet tek të cilët është konstatuar se ka shkelje.

Nga ana tjetër prej 20 parashtresave, procedura vazhdon më tutje, kurse 8 parashtresa janë procesuar në Zyrën e Avokatit të Popullit në Shkup. Nga lëmitë ku më së shumti janë dorëzuar parashtresa është sistemi i gjyqësorit. Krahasuar me vitin paraprak, sektori i gjyqësorit ka pasur 22 parashtresa më shumë”, thotë Hodai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat