Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisje biometrike

Tetova

Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisje biometrike

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Nga Komisioni Komunal Shtetëror njoftojnë se në Tetovë për momentin ka ndërprerje në dy vendvotime, bëhet fjalë për një vendvotim në Tetovë dhe fshatin Bozovcë.

“Kontaktet që i ka pasur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve me 177 vendvotime, në 115 vendvotime procesi ka filluar pa asnjë problem. Kemi probleme me pajisjen biometrike në vendvotimin 1977 që gjendet tek objekti i shkollës Liria si dhe me pajisjen biometrike në vendvotimin 2085 që është në fshatin Bozovcë.

Mirëpo personat e angazhuar janë në terren dhe po mundohet rregullimin e të njëjtës”, tha Nazmi Dauti, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë.

Ai tha se nëse pajisjet biometrike nuk rregullohen, procesi zgjedhor do të vazhdohet me metodën klasike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat