Tetovë, policia vazhdon me sanksionimin e shoferëve

Tetova

Tetovë, policia vazhdon me sanksionimin e shoferëve

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Më datë 08/09.06.2024, në periudhën nga 22.00 deri në 03.00 në zonën e SPB Tetovë, është kryer kontrolli i veprimit për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 11 shkelje (TE-8 dhe GV-3), nga të cilat 10 ishin nga 0.50 deri në 1% alkool në gjak. Në kontroll, janë zbuluar gjithashtu edhe 13 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-19 dhe GV-4).

Shoferët që ishin nën ndikimin e alkoolit menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe ndaj tyre janë përgatit parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

SPB Tetovë u bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat ligjore dhe rregulloret në trafik, të mos ulen timon e automjetit nën ndikimin e alkoolit, sepse alkooli zvogëlon reflekset e tyre për menaxhim dhe kështu do të kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat