Bujqit tetovarë sot kanë protestuar para Komunës së Tetovës.
Ata ankohen për mungesën e kanalit të ujitjes.
Disa prej tyre që u deklaruan para kamerës së TV21, thonë se edhe pse ata me investim privat kanë siguruar ujin për vaditje, sërish disa qytetarë e kanë prishur të njëjtin.
Kanë pasur edhe takim me kryetarin e Tetovës, por sipas tyre, nuk iu ka siguruar zgjidhje afatgjatë.