Në Tetovë ka rënë 53 litra shi për metër katror

Tetova

Në Tetovë ka rënë 53 litra shi për metër katror

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Më së shumti shi gjatë ditës dhe natës së kaluar në vend ka rënë në Tetovë, 53 litra për metër katror, ​​pasuar nga Kodra e Diellit me 29 litra, Shkup-Zajçev Rid dhe Kriva Pallankë me 28, Shkup-Petrovec me 15, Mavrovë me nëntë litra, Kumanovë, Demir Kapi dhe Pozharanë me dy, Kavadar me një, tregojnë matjet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Në gjysmën e parë të natës moti, sidomos në pjesët veriore ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe me breshëri. Në gjysmën e dytë të natës moti ka qenë i qëndrueshëm, kështu që mëngjesin e sotëm kudo është me diell.

DPHM njofton se moti në mëngjes do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Pasdite pritet mot i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe me breshëri. Temperatura maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë, me indeks UV 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat