Komuna e Tetovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë

Tetova

Komuna e Tetovës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Këshilli i Komunës së Tetovës, me shumicë votash shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë pas situatës që u krijua nga reshjet e shiut.

Ky vendim ky që erdhi pas një seance të jashtëzakonshme që u mbajt gjatë së shtunës.

“Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti seancën e 34 të jashtëzakonshme ku Këshilltarët me shumicë votash miratuan disa pika kyçe dhe shumë të rëndësishme si:

Propozim Vendimin për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me kriza në Komunën e Tetovës për vitin 2024, Propozim-Vlerësim mbi rrezikshmërinë e Komunës së Tetovës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera, Propozim-Plani për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësite natyrore dhe të tjera për vitin 2024, Propozim-Vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, Propozim-Vendim për ndryshim dhe plotësim të komisionit për vlerësimin e dëmeve dhe fatkeqësive elementare, Propozim-Vendim për verifikimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Komunës së Tetovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat