Bastisje në Tetovë, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Tetova

Bastisje në Tetovë, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (07.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin H.H (33) nga Poroj i Tetovës.

“Në periudhën nga ora 07:30 deri në ora 08:30, me urdhër të gjykatës të marrë paraprakisht, është kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të H.H.

Ku është gjetur dhe konfiskuar kokainë, marihuanë dhe hashash”.

“H.H. është arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat