Kushtetuesja hedh poshtë nismën e Qeverisë së kaluar për Stadiumin e Tetovës

Tetova

Kushtetuesja hedh poshtë nismën e Qeverisë së kaluar për Stadiumin e Tetovës

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën e Qeverisë së kaluar për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e procedurave në lidhje me ndërtimin e Stadiumit të Tetovës, për çka, gjatë muajit maj, urdhëroi Komunën e Tetovës të ndërpresë punimet, shkruan “Alsat”.

Nisma, u dorëzua me arsyetimin se Komuna e Tetovës ia ka dhënë nën menaxhim stadiumin, Ndërmarrjes Për Transport.

Aktivitetet për ndërtimin e Stadiumit kanë filluar në prill.

 Ndërkaq sipas paralajmërimeve, projekti që do t’i kushtojë komunës 10 milion euro duhet të jetë gati për tre vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat