Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën e Qeverisë së kaluar për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e procedurave në lidhje me ndërtimin e Stadiumit të Tetovës, për çka, gjatë muajit maj, urdhëroi Komunën e Tetovës të ndërpresë punimet, shkruan “Alsat”.
Nisma, u dorëzua me arsyetimin se Komuna e Tetovës ia ka dhënë nën menaxhim stadiumin, Ndërmarrjes Për Transport.
Aktivitetet për ndërtimin e Stadiumit kanë filluar në prill.
Ndërkaq sipas paralajmërimeve, projekti që do t’i kushtojë komunës 10 milion euro duhet të jetë gati për tre vjet.