SPB Tetovë njofton se dje është raportuar se ka humbur jetën një person gjatë punimeve ndërtimore.
“Më datë 02.07.2024 në ora 15.40 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës – Qendra Urgjente është sjelë pa shenja jete personi A.A. (53) nga Xhepçisht i Tetovës.
Sipas raportimit, ai kishte ra dhe ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Neproshten të Tetovës, pas së cilës ai kishte ndëruar jetë. Në vendin e ngjarjes, inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Tetovë.
Kurse me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB Tetovë