MPB: Ka dyshime të bazuara për kryesin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

Tetova

MPB: Ka dyshime të bazuara për kryesin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se pas vrasjes së djeshme që ndodhi në Tetovë, kanë dyshime të bazuara për kryesin e mundshëm të vrasjes.

“Janë marrë dëshmi për ekspertizë si dhe automjeti në të cilën ka qenë R.T dha janë dërguar për përpunim, kurse trupi i tij me urdhër të prokurorit publik është dërguar për autopsi. Inspektorët e policisë kanë marrë në pyetje dëshmitarë në ngjarjes dhe po ashtu janë bërë kontrolle dhe ka dyshime të bazuara për kryesin e mundshëm të veprës”, thonë nga MPB.

Më herët nga prokuroria bëri të ditur se me urdhër të prokurorit publik po mblidhen video incizimet.

“Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Prokurori publik po i jep të gjitha urdhrat e nevojshme në mesin e të cilave janë edhe obduksioni dhe urdhër për sigurimin e video incizimeve”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat