Bastisje në Tetovë, ndalohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Tetova

Bastisje në Tetovë, ndalohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 11:08
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (11 korrik) në rrugën “Vllezërit Milladinovci” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat M.L (23) dhe A.M (24) nga Tetova.

“Gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre, të bëra me urdhër të gjykatës është gjetur marihuanë”.

“Të dy personat janë mbajtur në stacion policor.

Pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat