Qytetarë vullnetarë nga Tetova për të pestën ditë me radhë kanë pastruar shtratin e lumit Shkumbin.
Armend Luta në një postim në Facebook shkruan se në ditën e pestë janë bashkangjitur edhe pesë vullnetarë tjerë.
“Puna vullnetare per pastrimin e shtratit te lumit vazhdoi edhe sot ku na u bashkangjiten edhe persona te tjere (dita e 5-te).
Te gjithe te lumtur per kete aktivitet qe eshte tejet i nevojshem per qytetin tone dhe ne fund te gjithe se bashku u freskuan ne lum!! Konstatimi perfundimtar ishte: Imagjinoni sikur vetedija e qytetareve te ishte me e ngritur dhe te mos hidhnin mbeturina ne lum?! (Pastertia eshte pasqyra e kultures sone). Puna vazhdon…”, shkruan ai.