E kishte dhënë makinën për kompensim me mobilie, mashtrohet një person në Tetovë

Tetova

E kishte dhënë makinën për kompensim me mobilie, mashtrohet një person në Tetovë

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 12:04
Tetovë

Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës.

“Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompensim i ka dhënë veturën e tij “Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet”.

“Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk ia ka kthyer veturën por ia ka shitur veturën personit F.S, i cili nga më pas e kishte shitur për pjesë”.

“F.S është privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat