Nga nesër deri më 2 gusht, tetovarët do të kenë më shumë hapësirë për t’u argëtuar gjatë ditëve të pushimit veror.
Nga Komuna e Tetovës kanë njoftuar se një pjesë e bulevardit do të shndërrohet në shëtitore, e cila do të shfrytëzohet nga vizitorët në Tetovë, për t’u argëtuar.
Kjo bëhet edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.
Shëtitorja do të jetë e hapur nga ora 21 deri në ora 24, çdo ditë dhe në atë kohë bulevardi do të bllokohet për kalim të veturave.