Tetovë: Një pjesë e bulevardit shndërrohet në shëtitore, nga ora 21 deri në ora 24

Tetova

Tetovë: Një pjesë e bulevardit shndërrohet në shëtitore, nga ora 21 deri në ora 24

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Nga nesër deri më 2 gusht, tetovarët do të kenë më shumë hapësirë për t’u argëtuar gjatë ditëve të pushimit veror.

Nga Komuna e Tetovës kanë njoftuar se një pjesë e bulevardit do të shndërrohet në shëtitore, e cila do të shfrytëzohet nga vizitorët në Tetovë, për t’u argëtuar.

Kjo bëhet edhe për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.

Shëtitorja do të jetë e hapur nga ora 21 deri në ora 24, çdo ditë dhe në atë kohë bulevardi do të bllokohet për kalim të veturave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat