E goditi për vdekje biçiklistin në Tetovë dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia nis hetimet

Tetova

E goditi për vdekje biçiklistin në Tetovë dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia nis hetimet

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje një banor i fshatit Xhepçisht ka denoncuar se babai i tij, i cili lëvizte me biçikletë në një rrugë të Tetovës, është goditur nga një automjet me targa zvicerane dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Nga MPB thonë se personi i cili e ka goditur biçiklistin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me datë 22.07.2024 në ora 11:20 në SPB Tetovë, Xh.M (44) nga fshati Xhepçisht i Tetovës ka denoncuar se me datë 20.07.2024 në ora 11:20 në rrethrrotullimin ndërmjet rrugës “Ivo Lola Ribar” dhe rrugës “Bllagoja Toska”, automjeti i pasagjerëve “xhip” me targa kombëtare zvicerane ka goditur babain e tij, i cili ka qenë me biçikletë Z.M (67) nga fshati Xhepçisht, pas çka është larguar nga vendi”.

“Në goditja, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës, e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në Kompleksin klinika “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik është kryer kontroll nga një ekip inspektues nga SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat