Në Seancën e 35-të të Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës, me 19 vota “pro” dhe 11 të përmbajtur, kryetar i Këshillit Komunal u zgjodh Naim Ismaili.
Sot në Sallën e Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës u mbajt seanca e 35-të e Këshillit Komunal.
Një nga pikat më me rëndësi për këtë seancë ishte zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit Komunal, ku me shumicë votash 19 pro dhe 11 të përmbajtur u zgjodh Naim Ismaili, i cili nga dita e sotme do të kryesojë Këshillin e Tetovës”.
“Pas marrjes së detyrës së re kryesuesi i ri i Këshillit falenderoi këshilltarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë dhe premtoi se gjatë mandatit të tij do të kontribuojë dhe do të bashkëpunojë me të gjitha grupet e këshilltarëve për të realizuar sa më mirë projektet që janë në kompetencë të këshillit dhe në të mirë të qytetarëve”, thonë nga Komuna e Tetovës.