Aksioni policor në Tetovë, privohen nga liria 18 gra dhe një burrë

Tetova

Aksioni policor në Tetovë, privohen nga liria 18 gra dhe një burrë

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Me datë 04.07.2024 nga ora 01:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontrolle në një lokal nate në Zhelinë të Tetovës, me qëllim zbulimin e shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt në zonë ose keqpërdorim të qëndrimit.

Në këtë mënyrë u gjetën dhe u ndaluan 18 gra të huaja të moshës 24 deri në 26 vjeç:

dy nga Serbia, shtatë nga Ukraina, 10 nga Shqipëria, si dhe një mashkull 46-vjeçar nga Shqipëria të cilët kanë qëndruar në zonë në kundërshtim me qëllimin, pra nuk kanë pasur dokumentacion përkatës.

Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojnë parashtresat përkatëse.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat