Kontrolle në një lokal nate në Tetovë, një shtetase e Serbisë përfundoi në stacion të policisë

Tetova

Kontrolle në një lokal nate në Tetovë, një shtetase e Serbisë përfundoi në stacion të policisë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Nga MPB njoftojnë se kanë realizuar kontrolle në një lokal në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, ku kanë hasur në disa shtetase të huaja dhe të Maqedonisë, të cilat po i argëtonin mysafirët.

Një shtetase e Serbisë ka përfunduar në polici pasi nuk kishte leje qëndrimi.

“Me datë 05.08.2024, në periudhën nga ora 01:00 deri në ora 02:30, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer kontroll në një lokal nate në rrugën “Marshall Tito”, në pronësi të H.A. nga Tetova.

Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur tetë shtetase të huaj dhe dy shtetase të Maqedonisë, të cila po i argëtonin mysafirët, prej të cilave, Ll.M. (32) nga Republika e Serbisë nuk ka pasur leje qëndrim sipas rregullave. Ajo është ndaluar dhe është mbajtur në stacion për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat