Ndalohen dy të rinj në Tetovë, dyshohet se kanë vjedhur në një postë të shpejtë

Tetova

Ndalohen dy të rinj në Tetovë, dyshohet se kanë vjedhur në një postë të shpejtë

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 10:18
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se nga ana e punonjësve të policisë nga SPB Tetovë, janë arrestuar A.Sh (19) dhe H.Sh (22), të dy nga Tetova.

Rasti ndodhi dje në ora 20:45 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë.

“Ata dyshohet se rreth orës 20:20 para objektit të një kompanie private – postë e shpejtë në Tetovë, duke e kanosur punonjësin dhe një person tjetër me armë zjarri, nga automjeti që po ngarkonin, iu morën tri zarfe me para dhe dokumente”.

“Gjatë ndalimit tek H.Sh. u gjet dhe sekuestrua një thikë. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat