Regjistrimi në shkollat e mesme të Tetovës – Interesim i madh për mjekësinë, i ulët për drejtimet teknike

Tetova

Regjistrimi në shkollat e mesme të Tetovës – Interesim i madh për mjekësinë, i ulët për drejtimet teknike

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Ka përfunduar sot afati i tretë i paraqitjes online të dokumenteve për regjistrim në shkollat e mesme të Tetovës. Sipas Sektorit për Arsim të komunës së Tetovës krahasuar me afatin e parë dhe të dytë, tani kanë një rritje të numrit, sidomos në shkollën ekonomike dhe në gjimnazin “7 Marsi”. Ndërkohë interesimi është shumë i dobët për drejtimet teknike.

“Interesimi më i madh ka qenë në shkollën e mesme të mjekësisë, ku nga numri i paraparë për tu regjistruar, janë paraqitur dyfish më shumë nxënës. Për fat të keq në shkollat e mesme profesionale vazhdon interesimi të jetë i dobët, konkretisht në shkollën tekstile dhe në shkollën e mesme të bujqësisë, edhe aty interesimi është tepër i vogël, por shpresojmë dhe presim që edhe këtë vit të kemi numër të mjaftueshëm të nxënësve”, tha Nazmi Dauti. Sektori për Arsim, komuna e Tetovës.

N drejtimin e mjekësisë, interesimi më i lartë është për mjekësinë e përgjithshme dhe infermierinë.

“Interesimi i nxënësve është shumë më i madh tani për dallim nga viti i shkuar. ka edhe shumë më tepër aplikime, sidomos në afatin e tretë. deri më tani në afatin e parë dhe të dytë kemi pranuar 108 nxënës për ekonomi dhe 40 për juridik. Ndërsa në afatin e tretë aplikuan 150 ekonomistë dhe 47 për juridikun”, u shpreh Hava Hasani. drejtoreshë e Sh.M. Ekonomike.

Në Tetovë në gjithsej pesë shkolla të mesme, ka 5200 nxënës të regjistruar nga viti i parë në të katërtin, sipas sektorit për arsim ky numër ulet brenda vitit për shkak të shpërnguljes së shumë familjeve jashtë shtetit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat