Policia e Tetovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Tetovë.
“Më 23.08.2024 rreth orës 22:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, pas informacioneve të marra se L.M (41) nga fshati Gajre e Tetovës, i cili dyshohet për vrasje që ka ndodhur më 05.07.2024 dhe ka qenë i kërkuar për arrati nga spitali psikiatrik i Bardovcës, ndodhet në fshatin Gajre, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitet për privimin e tij nga liria”, thonë nga policia.
Nga policia thonë se duke kontrolluar tre shtëpi në fshatin Gajre, në shtëpinë e Z.M ka qenë L.M i cili ka qenë i armatosur me pushkë automatike dhe ka rezistuar duke mos vepruar sipas urdhrave të policisë.
“Ai ka drejtuar pushkën ndaj policëve nga ku ka humbur jetën. Pas neutralizimit të L.M, është kërkuar ndihmë mjekësore dhe po ashtu është njoftuar prokurori publik. Te L.M është gjetur pistoletë dhe plumba. L.M humbi jetën rreth orës 22:50, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë”, thonë nga policia.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer ekipet policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.