Zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës.
Fabrika digjet që prej dy orësh ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë luftën me zjarrin.
Mirëpo ende nuk kanë arritur që ta lokalizojnë atë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit mirëpo sipas informatave jozyrtare dyshohet të jetë instalimi elektrik.