Aksident në Tetovë, lëndohet një motoçiklist

Tetova

Aksident në Tetovë, lëndohet një motoçiklist

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje në orën 15:35 është raportuar se në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku.

Ku është përfshirë një kamion “man” me targa tetovare i drejtuar nga S.B (44) nga fshati Llërcë, Tetovë, motoçikleta e drejtuar nga R.I.(64) nga Tetova dhe automjeti i pasagjerëve “Ford Focus” me targa të Tetovës, e parkuar nga N.M.(57) nga Tetova.

“Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës”.

“Është bërë kontroll nga ekip inspektues i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat