Sot gjatë ditës, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa shenja jete nënë e bijë, teksa bashkëshorti dhe djali i mitur ishin dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan Alsat, transmeton KosovaPress.
Si i dyshuar për këto vdekje të dyshimta konsiderohet bashkëshorti 50 vjeçar i gruas së ndjerë, pasi që sipas mjekëve dhe policisë në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune.
50 vjeçari pas lëshimit nga spitali është shoqëruar në stacionin policor.
Aty do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.