Arrestohet i dyshuari për rastin tragjik në Sllatinë të Tetovës

Tetova

Arrestohet i dyshuari për rastin tragjik në Sllatinë të Tetovës

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa shenja jete nënë e bijë, teksa bashkëshorti dhe djali i mitur ishin dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan Alsat, transmeton KosovaPress.

Si i dyshuar për këto vdekje të dyshimta konsiderohet bashkëshorti 50 vjeçar i gruas së ndjerë, pasi që sipas mjekëve dhe policisë në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune.

50 vjeçari pas lëshimit nga spitali është shoqëruar në stacionin policor.

Aty do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat