Komuna e Tetovës: Mbledhja e mbeturinave inerte do të jetë pa pagesë, qytetarët ta njoftojnë NPK-në

Tetova

Komuna e Tetovës: Mbledhja e mbeturinave inerte do të jetë pa pagesë, qytetarët ta njoftojnë NPK-në

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Komuna e Tetovës informon se prej sot mbledhja e mbeturinave inerte do të jetë pa pagesë. Ky vendim është marrë në seancën e sotme të Këshillit të Komunës.

“Komuna e Tetovës informon qytetarët se mbledhja e mbeturinave inerte do të jetë pa pagesë. Luten qytetarët që mbetjet inerte të mos i hudhin në rrugë dhe trotuare por të lajmërojnë NPK në numrin 044331167”.

“NPK do vijë deri në shtëpitë tuaja për t’i marr mbetjet inerte. Të gjithë të kontribuojmë për një ambient të pastër dhe pa mbeturina!”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Para këtij vendimi, marrja e mbeturinave inerte nga shërbimet komunale, kushtonte një mijë denarë për qytetarët.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat