SPB Tetovë: Arrestohet i dënuari me burg prej një viti e gjysmë

Tetova

SPB Tetovë: Arrestohet i dënuari me burg prej një viti e gjysmë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:51
SPB Tetovë

Policia e Tetovës njofton se dje në Gostivar është arrestuar një person, i cili kërkohej me vendim gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajve.

“Më datë 09.10.2024 në ora 01.10 në rrugën ‘Zhivko Brajkovski’ në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.I.(29).

I cili me vendim gjykate kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e
gjashtë muaj për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve””.

“Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat