Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se është nënshkruar memorandum me UNOPS-en për përmirësimin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe mbjelljen drunjve.
Kasami tha se projekti përfshinë një gamë të gjerë, duke përfshirë ndryshimin e sigurimit të ngrohjes e cila do të sjell ajër më të pastër në qytet.
Kasami tha se në qytet do të instalohen pajisje të reja për matjen e cilësisë së ajrit, e cila do të mundësojë të jap të dhëna më të qarta për nivelin e ndotjes së ajrit.
Kasami njoftoi se përgjatë lumit Shkumbin do të ndërtohet edhe një rrethoje, ku do të ndërtohen e kënde lojërash për fëmijë./