Kasami: Në qytetin e Tetovës do të vendosen pajisje të reja për matjen e cilësisë së ajrit

Tetova

Kasami: Në qytetin e Tetovës do të vendosen pajisje të reja për matjen e cilësisë së ajrit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 15:53
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se është nënshkruar memorandum me UNOPS-en për përmirësimin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe mbjelljen drunjve.

Kasami tha se projekti përfshinë një gamë të gjerë, duke përfshirë ndryshimin e sigurimit të ngrohjes e cila do të sjell ajër më të pastër në qytet.

Kasami tha se në qytet do të instalohen pajisje të reja për matjen e cilësisë së ajrit, e cila do të mundësojë të jap të dhëna më të qarta për nivelin e ndotjes së ajrit.

Kasami njoftoi se përgjatë lumit Shkumbin do të ndërtohet edhe një rrethoje, ku do të ndërtohen e kënde lojërash për fëmijë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat