Prokuroria themelore publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një banori nga Reçica e Vogël, i cili në mënyrë të paligjshme mbante lëndë shpërthyese të ndaluara për qytetarët.
Ai regjistroi dhe fotografoi me celularin e tij dy granata dore, duke i mbajtur në dorë.
Ai gjithashtu kishte një vendndodhje të shënuar në telefonin e tij në fshatin Dobrosht.
Më pas ka shkuar me veturë në lokacion, por në hyrje të fshatit fshatarët e kanë vërejtur menjëherë si person të panjohur të dyshimtë.
Për të mos u zbuluar, ai i ka hequr bombat dhe i ka lënë në anë të rrugës, më pas ka vazhduar me makinë.
Mirëpo banorët vendas ia kanë bllokuar rrugën, e kanë denoncuar në polici dhe më pas është privuar nga liria.