Komuna e Tetovës: Myftinia e Tetovës nuk ka të drejtë të mbledh para nga shitësit

Tetova

Komuna e Tetovës: Myftinia e Tetovës nuk ka të drejtë të mbledh para nga shitësit

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 11:38
Komuna e Tetovës

Nga komuna e Tetovës janë deklaruar pas aksionit të sotëm kundër mbledhjes së parave nga shitësit e produkteve bujqësore nga ana e Myftinisë së Tetovës.

Nga komuna thonë se vetëm institucionet e autorizuara ligjërisht do të kenë kompetencë mbi taksat dhe tarifat, ndërsa inkurajojnë qytetarët që të paraqesin rastet ku nga ata kërkohen para. Sigurojnë që shitësit do të vazhdojnë aktivitetin.

“Myftinia e Tetovës, me në krye Qani Nesimin, nuk ka kompetenca për të mbledhur para nga këto shitës. Çdo pagesë apo veprim ligjor duhet të kryhet nga një subjekt i autorizuar, i fiskalizuar dhe i njohur ligjërisht. Ky standard synon të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë drejtësi në tregun tonë”, thonë mes tjerash nga komuna e Tetovës.

Dje Myftiu Qani Nesimi i bëri thirrje Komunës së Tetovës që për çdo çështje që ka të bëjë me pronën e Myftinisë, e sidomos me rastin e ‘Pazarit të Grave’, të drejtohen në Myftininë, nga se siç thonë, janë organi janë organ zyrtar dhe përgjegjës për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat