Ruajtja e higjienës publike, Komuna e Tetovës aktivizon video mbikqyrje dhe shpeshton kontrollet në terren

Tetova

Ruajtja e higjienës publike, Komuna e Tetovës aktivizon video mbikqyrje dhe shpeshton kontrollet në terren

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 21:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me dënime dhe video mbikqyrje, komuna e Tetovës do të trajtojë qytetarët e pakujdesshëm që hedhin mbeturina në vende të paligjshme.

Komuna e Tetovës ka aktivizuar kamera në gjashtë vende kritike, dhe kontrollet në terren janë përforcuar.

Në pesë muaj, inspektorët gjetën 100 qytetarë që depozituan në mënyrë të papërshtatshme mbeturinat.

“Deri më tani, 18 dënime janë vendosur për shkelje prej 50 euro, ndërsa 35 raste të tjera janë në proces. Gjithashtu, 60 qytetarë janë paralajmëruar për mosrespektimin e rregullit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë publike “tha Besart Ramadani, zëdhënës i komunës së Tetovës

Ditë më parë edhe kreu i Komunës, Bilall Kasami apeloi tek qytetarët që të respektojnë ligjet dhe të tregohen më të kujdessh me hedhjen e mbeturinave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat