Ndalohen dy persona nga rrethina e Tetovës, dyshohen për vjedhje

Tetova

Ndalohen dy persona nga rrethina e Tetovës, dyshohen për vjedhje

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 10:57
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje janë ndaluar dy persona nga rrethina e Tetovës, të cilët dyshohen për vjedhje.

“Më datë 04.11.2024 në ora 11:35 dhe në ora 12:20 në fshatin Bogovinë, nga ana e punonjësve të Policisë së Kamjanit, është privuar nga liria personi Lj.Z (36) nga Bogovina dhe E.N (32) nga Sedllarca e Epërme.

Ata dyshohen se në periudhën nga ora 01.00 deri në ora 06.00 kanë kryer një vjedhje të rëndë në objektin shitës në pronësi të N.I (55) nga fshati Bogovinë, gjatë së cilës kanë marrë para dhe disa produkte”.

“Personat janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat