Incidenti në Komunën e Tetovës, policia jep detajet

Tetova

Incidenti në Komunën e Tetovës, policia jep detajet

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

SPB Tetovë sot ka ndaluar dy persona për shkak se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i sigurisë”.

“Sot (5 nëntor) në rrugën ,,Dervish Cara” në objektin e komunës së Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personat K.I. (34) dhe A.A. (38), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale,,Rrezikimi i sigurisë” e dënueshme nga neni 144 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit, ata rreth orës 14:20 e kanë kanosur personin L.M., punonjës në komunën e Tetovës.

Të njëjtit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat