Rrahje në shkollën e mesme mjekësore në Tetovë, policia jep detaje

Tetova

Rrahje në shkollën e mesme mjekësore në Tetovë, policia jep detaje

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

MPB njofton se disa nxënës nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë kanë sulmuar fizikisht një nxënës të mitur nga po e njejta shkollë.

I mituri pas plagëve të marra është dërguar në emergjencën e spitalit të Tetovës, teksa policia ka privuar nga liria dy personat që kanë marrë pjesë në sulmin fizik ndaj të miturit.

Raporti i MPB-së:

Sot (20 nëntor) në ora 15:45 në SPB Tetovë është raportuar se është prishur rendi dhe qetësia publike në një objekt hotelierik përballë një shkolle të mesme në Tetovë. Pas raportimit menjëherë është vepruar dhe është konstatuar se disa nxënës të shkollës së mesme kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga fshati Sellcë, nxënës i të njëjtës shkollë të mesme, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në qendrën emergjente të Tetovës për ndihmë mjekësore, ndërsa pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy nga pjesëmarrësit në sulm, E.B (18) dhe L.C (18), të dy nga fshati Reçicë e Vogël, nxënës të së njëjtës shkollë. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat