Rrahjet në shkolla, Policia e Tetovës në takim me drejtorët dhe mësimdhënësit

Tetova

Rrahjet në shkolla, Policia e Tetovës në takim me drejtorët dhe mësimdhënësit

Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dje (20.11.2024) në hapësirat e Komunës së Tetovës, kanë mbajtur takim me përfaqësues nga Drejtoria për Veprimtari Publike dhe Drejtoria e Arsimit të komunës, si dhe drejtorë, mësimdhënës dhe psikologë nga disa shkolla fillore në rajonin e Tetovës.

Siç thonë nga SPB Tetovë, në këtë takim është biseduar për veprime për parandalimin e delikuencës dhe krimit të të miturve, gjegjësisht për marrjen e masave të duhura në drejtim të parandalimit të dhunës së bashkëmoshatarëve, veshjes, objekte të paligjshme si armë të ftohta apo substanca psikotrope dhe droga ilegale, si dhe përdorimi i papërshtatshëm i rrjeteve sociale, që më pas rezulton me dhunë.

“Janë rënë dakord për aktivitete adekuate të cilat do të zbatohen në periudhën e ardhshme me qëllim të suprimimit të dukurive devijuese.

SPB Tetovë gjithashtu apelon te prindërit që të kenë më shumë kujdes, të kontrollojnë se çfarë mbajnë fëmijët në çantat e tyre shkollore dhe për çdo nevojë të kontaktojnë policinë apo shërbimet shkollore”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat