SPB Tetovë njofton se dje (02.12.2024) në ora 13:30 në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.M. (44) nga Tetova, i cili dyshohet për vjedhje të një makine.
“Tek ai është gjetur vetura “Opel Zafira” me targa të Tetovës në pronësi të H.M (62) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili të njëjtën ditë rreth orës 09:00 kishte raportuar se i është marrë nga oborri i shtëpisë së tij familjare në fshatin Xhepçisht”.
“Automjeti i sekuestruar i është kthyer pronarit.
Ndërsa personi është ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.