VLEN në një konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë për keqpërdorime të mjeteve financiare në procedurën e ndërtimit të teatrit dhe bibliotekës në Tetovë.
Nga VLEN thonë se nuk janë befasuar me këtë rast, por se janë të zhgënjyer.
“Edhe kësaj radhe nuk u befasuam por u zhgënjyem kur zbuluam që pushteti kaluar dëshmuan se janë hajna të paskrupull që kanë vjedhur edhe në bibliotekë e teatër.
Këtë gjë e bëjnë vetëm ata që nuk ia dinë vlerën as librit, e aq më pak teatrit, se jeni të palexueshëm dhe udhëheqësit e shtëpive kulturore i keni mbajtur drejtor për t’u kënduar këngë e valle, ka qenë e ditur edhe më parë, por që në këto fusha keni vjedhur, kjo është e pritshme, por e pahijshme”, u tha mes tjerash në konferencën për shtyp të VLEN.