Pas reshjeve të borës në malësi të Tetovës, nga komuna thonë se mbrëmë kanë hedhur rërë dhe krip. Ata u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm me parkimin e veturave.
“Kompania e kontraktuar nga komuna e Tetovës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbrëmë ka hedhur rërë dhe krip në rrugët e fshatrave të malësisë së Tetovës, për të mundësuar kështu qarkullim të lirë dhe pa pengesa”.
“Po ashtu Ju bëjmë thirrje banorëve të Malësisë së Tetovës që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe të pengojnë procesin e punës kompanisë kontraktuese për pastrimin e borës.
Hedhja e rërës dhe kripës do të vazhdojë edhe gjatë këtyre ditëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimit të reshjeve të borës”, thonë nga komuna e Tetovës.