Me datë 22.12.2024 në ora 12:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personi D.B. (31) nga Tetova.
Gjatë bastisjes së ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i është gjetur dhe konfiskuar kokainë.
Ai është ndaluar në stacionin policorë.
Dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.