Komuna e Tetovës njofton se nga sot nuk ka asnjë borxh të pagave, të trashëguara, ndaj punonjësve të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetova-Tetovë.
“Të gjitha pagat e mbetura janë paguar në plotësi, duke përfshirë katër pagat e prapambetura që kishin mbetur nga periudhat e kaluara.
Ky veprim tregon qartë angazhimin e Komunës së Tetovës për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo punonjësi të NPK-së, të cilët janë një pjesë e rëndësishme e strukturës sonë dhe punojnë çdo ditë për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët. Komuna e Tetovës ka demonstruar një angazhim të palëkundur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj të punësuarve dhe për t’u siguruar që ata të trajtohen me respekt dhe në përputhje me ligjin.
Për Komunën e Tetovës, punëtorët nuk janë thjesht një numër në statistika, por janë individë që përbëjnë shtyllën e çdo zhvillimi dhe progresi. Kjo është arsyeja pse, që nga fillimi, ka qenë prioritet për ne që të sigurojmë që çdo punëtor të marrë pagesën e tij në kohë dhe në përputhje me meritat e tij”, thuhet në njoftim.