Nga Ministria e Punëve të Brendshme pasdite informojnë se janë sekuestruar një pistoletë dhe 263 plumba gjatë basitjes së shtëpisë së një 46 vjerçari nga Drenoveci.
“Dje në periudhën nga ora 10:45 deri në ora 11:15, në bazë të urdhrave gjyqësore, nëpunës policore nga SPB – Tetovë është kryer bastisje në shtëpinë e S.S. nga Drenoveci – Tetovë.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë “zastava e kuqe” dhe 263 plumba të kalibrit 9 milimetra, transmetojnë nga MPB.
Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, siç shtohet, do të ngrihet kallëzim përkatës.