Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve

Tetova

Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve

Më: 26 janar 2025 Në ora: 20:28
Tetova

Mbi dy mijë objekte pa leje presin të legalizohen në Komunën e Tetovës, thotë zëdhënsja e komunës Besarta Ramadani.

Sipas saj, nga viti 2011-të, ka pasur mbi 14 mijë këresa për legalizim të objekteve pa leje në gjithë kufijt e komunës së Tetovës. Ramadani apelon tek qytetarët që pa leje paraprake mos ndërtojnë objekte.

“Tani mund të themi se numri që është në proces të legalizimeve është dy mijë. Nga ana tjetër komuna e Tetovës, dukshëm ka lëshuar inspektoriatin në terren për të parë nga afër dhe në këtë aspekt Komuna e Tetovës ka pasur rezultate të mira. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se duhet të marrin leje para se të fillojnë me ndërtim” tha Besarta Ramadani zëdhënës e komunës se Tetovës.

Kohët e fundit Komuna e Tetovës ka marrë aksion për prishjen e të gjitha objekteve pa leje që paraprakisht kanë akt vendimi për prishje. Nga viti 2022 deri në 2024, Komuna e Tetovës ka sjell vendim për prishje të 147 objekteve pa leje ndërsa ka prishur vetem 66-të që i bie më pak se gjysma e vendimeve për prishje, por arsytohen se ka procese gjyqësore që e ngadalsojnë punë e Komunës.

“Nga të dhënat qe kemi marr nga Inspektoriati Komunal kemi akt vendime për prishje. Në vitin 2022 janë 29 objekte, 2023 janë 66 dhe viti 2024, 52 vendime. Gjithsej janë 147, ndërsa objektet e larguara vitin 2022 janë 9-të viti 2023-të, 23 objekte kurse viti 2024-të, 34 objekte. Ne kemi filluar me proceduren për prishjen e objekteve të egra, por edhe këto kanë procedura administrative dhe të cilat duhet respektuar”, – u shpreh Besarta Ramadani.

Përndryshe, ka me dhjetra objekte që janë ndërtuar edhe në pronën e BFI-së, ose në vakëfe për të cilat pa pëlqim të BFI-së, ato objekte nuk mund të legalizohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat