“Të gjithë skijatorët që në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të frekuentojnë Kodrën e Diellit, do t’iu ofrohet zbritje në bileta për 30 për qind, por kjo zbritje nuk do jetë vetëm për biletat e ski ashensorëve apo teleferikun me gjashtë ulëse, por do vlejë edhe për ata që do duan ta kalojnë natën në hotelin “Sllavia””, njofton Alsat.
Drejtori i Kodrës së Diellit Gani Aliji tha se më 17 shkurt, planifikohet të ketë edhe organizime të tjera me qëllim që mysafirëve të shumtë nga Kosova t’iu urohet një mirëseardhje ndryshe.
“Atë ditë kemi planifikuar që të organizojmë eveniment për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës, dhe të bëjmë zbritje për qytetarët e Kosovës që ta shijojnë skijimin në ditën e pavarësisë. Jemi duke parë si do ia bëjmë dhe do vendosim brenda kohës pas çka do ketë edhe njoftim. Pra ditën e pavarësisë, në gjitha kapacitetet tona që kemi në ski qendër vlen promocioni për qytetarët e Kosovës”, tha Gani Aliji, drejtor i Kodrës së Diellit.
Me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, manifestimet nuk do të mungojnë për turistët nga Kosova, edhe në ambientet tjera hotelerike që ka Kodra e Diellit.