Me datë 11.02.2025 rreth orës 19:10, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime nga një send i mprehtë, tek ta është sjellë një 59-vjeçar nga Gostivari.
“Sipas njoftimit, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij familjare, vajza e tij 21-vjeçare, një person me probleme shëndetësore, e ka lënduar me një send të mprehtë”.
“Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.