Inspektorati shtetëror bllokon komunën e Tetovës për shkak legalizimeve

Tetova

Inspektorati shtetëror bllokon komunën e Tetovës për shkak legalizimeve

Më: 10 mars 2025 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Publikimet e fundit për legalizimet e ndërtesave, vikendshtëpizave dhe objekteve të ndryshme duke keqpërdor komunën e Tetovës sot në departamentin e Urbanizmit kanë zbarkuar Inspektor të shtetit në lidhje me shkeljet nga ana e Bilall Kasamit dhe udhëheqësit të Urbanizmit.

Siç mëson portali TS, inspektorati shtetëror administrativ sot ka zbarkuar në Urbanizëm për të kërkuar të gjitha lëndët e legalizimeve që janë bërë në kohën e Bilall Kasamit.

Gjatë mandatit të Bilall Kasamit janë legalizuar shumë objekte që nuk i kanë plotësuar kriteret e legalizimit si dhe janë bërë shumë shkelje gjatë procedurave për legalizim.

Më tej portali TS, mëson se inspektorët do të qëndrojnë me ditë të tëra në Urbanizëm për të vërtetuar edhe shkeljet e Kasamit që janë bërë publike në mediat e vendit.

Kasami gjatë vitit 2024 ka legalizuar një objekt që kryetarët e mëparshëm e kanë refuzuar disa herë dhe për atë mund të ketë procedurë hetimore nga ana e Prokurorisë së Tetovës.

Ndryshe ministri i Transportit Aleksandër Nikollovski disa herë ia refuzon planin Urbanistik Bilall Kasamit për Kodrën e Diellit për shkak të keqpërdorimit të madh që bëhen në komunën e Tetovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat